Policia e Elbasanit

U ‘zhdukën’ nga Qendra Sociale në Elbasan, gjenden 2 nga tre fëmijët e mitur, 13-vjeçari tjetër ende pa gjurmë! Policia: Janë në gjendje të mirë shëndetësore

21 Shtator, 10:34| Përditesimi: 21 Shtator, 10:40

  • Share

Elbasan- Gjenden dy nga tre fëmijët e “zhdukur” nga Qendra Sociale në Elbasan, që u raportuan dje zyrtarisht të larguar në rrethana të paqarta prej datës 19 Shtator, teksa nën hetim është edhe përgjegjësi i institucionit.

Policia vendore e konfirmoi lajmin sot (21 Shtator), teksa sqaroi se po vijojnë kërkimet për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër. Gjithashtu po merren në pyetje të miturit për rrethanat dhe shkaqet e largimit.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme (20 Shtator) për largimin nga një qendër sociale të shtetasve të mitur, ju informojmë se janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës, në gjendje të mirë shëndetësore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar”, njoftoi policia vendore.

Sipas burimeve zyrtare dhe hetimeve të deritanishme, ngjarjen e ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës qendrës sociale, i cili gjithashtu po hetohet.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?