Arvin Dibra

Sociale

U zhyt me kokë në Bunë dhe dëmtoi qafën, shefi i kirurgjisë në QSUT, Arvin Dibra, i rikthehet punës pas 6 muajsh

7 Shkurt, 16:30| Përditesimi: 7 Shkurt, 16:38

  • Share

Shefi i kirurgjisë së Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, Arvin Dibra, i është rikthyer punës 6 muaj pasi u dëmtua nga një hedhje që bëri me kokë në lumin Buna.

Lajmin e rikthimit në spital e bëri të ditur faqja zyrtare e QSUT-së përmes një postimi në Facebook

“Me kënaqësi dhe emocion të veçantë mirëpritëm rikthimin e Prof. Arvin Dibrës! Dedikimi dhe profesionalizmi i tij kanë qenë gjithmonë një vlerë e jashtëzakonshme për QSUT-në dhe për të gjithë pacientët e tij”, shkruhet në postimin e publikuar.

Më tej doktorit i urohet shëndet të plotë dhe suksese në misionin e tij të palodhur për kujdesin shëndetësor dhe edukimin mjekësor.

Pas incidentit të ndodhur më 10 gusht 2024, rreth orës 12:25, Dibra u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndërhyrje mjekësore më të specializuar dhe pas operacionit të parë pati përmirësime të lehta. 

Më 14 gusht 2024, kirurgu, i cili gëzon dhe nënshtetësi italiane, u nis për mjekim më të specializuar në Itali, me një avion privat. 

Prof.Dr. Arvin Dibra aktualisht është Shef i Klinikës 1 Kirurgjikale QSUT, si dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë.
 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?