Arvin DIbra

Sociale

Qeveria mbulon shpenzimet mjekësore për shefin e kirurgjisë në QSUT Arvin Dibra! U zhyt me kokë në Bunë dhe dëmtoi qafën

29 Janar, 17:57| Përditesimi: 29 Janar, 18:37

  • Share

Në mbledhjen e sotme (29 janar 2025), Këshilli i Ministrave ka vendosur mbulimin e shpenzimeve mjekësore në masën 2 milionë lekë, për mjekun e QSUNT-së, Arvin Dibrën, i cili mbeti i plagosur aksidentalisht më 10 gusht 2024, pasi u hodh për t’u larë në lumin Buna në Shkodër.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit  nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, dhe në vijim të vendimit nr.15, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2025”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Arvin Dibra, në masën  2 000 000 (dy milionë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””,-thuhet në VKM.

Më 14 gusht 2024, kirurgu, i cili gëzon dhe nënshtetësi italiane, u nis për mjekim më të specializuar në Itali, me një avion privat. 

Nga dinamika e zbuluar prej hetimit për ngjarjen, shefi i Kirurgjisë ka qenë duke ngrënë drekë me familjen, në një lokal në Dajç, pranë bregut të Bunës. Ai është zhytur me kokë në lumin Buna, fatkeqësisht është përplasur me gurët në thellësi dhe ka marrë dëmtime serioze. 

Ngjarja ndodhi të shtunën e 10 gushtit, rreth orës 12:25. Fillimisht 52-vjeçari u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndërhyrje mjekësore më të specializuar dhe pas operacionit të parë pati përmirësime të lehta. Por më tej është rekomanduar nisja për në Itali, për mjekim edhe më të specializuar.

Prof.Dr. Arvin Dibra aktualisht është Shef i Klinikës 1 Kirurgjikale QSUT, si dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë.

K.M/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artur: 30/01/2025 15:29

    Sh.mire eshte Vendimi i Qeverise.Eshte mjek i zoti dhe familje me kontribute ne fushen e mjeksise.

    Përgjigju
  • Sal: 30/01/2025 15:16

    Kam patur respect per gazeten tuaj , po keni rene shume poshte me nivelin e censure. Kur Ka censure , demoracia vdes.Mbase e sheron ky doktori

    Përgjigju
  • Meli: 30/01/2025 13:34

    Zoti i dhente jete te gjate . Meriton me shume,nje mjek shume i pregatitur ne Rome dhe ka ardhur per ti sherbyer popullit te vet. Bravo shteti qe mbeshtete mjeket profesioni me i rendesishem per njeriun.

    Përgjigju
  • toma: 30/01/2025 02:40

    Ky eshte nje tip Pijanec, dhe shume krenar per arritjet e tija, por ja qe ngeci si nje mize ne mut. Keshtu eshte kur pi raki ne nje lokal ku drogaxhinjte dhe pasaniket qe vjellin shkodranet. Shteti me taksat e varfanjakeve paguan nje mjek qe rrjep njerezit me nderhyrjet kirurgjikale? Kjo eshte Shqiperia e koheve moderne.

    Përgjigju
  • Iris: 30/01/2025 00:45

    Perse shteti duhet te mbuloje shpenzimet?! Nje person qe eshte ne gjendje te perballoje transportin me helikopter e vecanerisht ate me avion privat ne nje shtet tjeter,eshte ne gjendje te perballoje dhe shpenzimet spitalore.

    Përgjigju
  • Shkodra: 29/01/2025 20:47

    Ky zotëria që mjekohet me taksat tona nuk ka bërë ndonjë vepër për komunitetin ku shërben, përveçse e ka zhvatur! Ai ka qenë duke pirë në restorant Bregica, në njësinë Dajç, një restorant pa leje që frekuentohet nga soji i të korruptuarve që duan t'u fshihen syve të njerëzve sepse është thellë në një zonë të mbrojtur....

    Përgjigju
  • Shkodra: 29/01/2025 20:47

    Ky zotëria që mjekohet me taksat tona nuk ka bërë ndonjë vepër për komunitetin ku shërben, përveçse e ka zhvatur! Ai ka qenë duke pirë në restorant Bregica, në njësinë Dajç, një restorant pa leje që frekuentohet nga soji i të korruptuarve që duan t'u fshihen syve të njerëzve sepse është thellë në një zonë të mbrojtur....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?