Kirurgu Arvin Dibra, i plagosur gjatë zhytjes në lumin Buna

U zhyt me kokë në lumin Buna dhe u plagos rëndë, niset me avion privat drejt Italisë kirurgu Arvin Dibra. Ja si paraqitet gjendja shëndetësore

16 Gusht, 13:28| Përditesimi: 16 Gusht, 13:42

  • Share

Mjeku kirurg i QSUT-së, Arvin Dibra, i cili mbeti i plagosur aksidentalisht më 10 gusht, pasi u hodh për t’u larë në lumin Buna në Shkodër, është nisur të mërkurën pasdite (14 Gusht) drejt Italisë për mjekim më të specializuar, me një avion privat.

Burime pranë QSUT bënë me dije për “Report TV” dhe “Shqiptarja.com” se gjendja shëndetësore e doktorit të njohur, që ka dhe nënshtetësi italiane, ka ardhur në përmirësim, që pas ndërhyrjes kirurgjikale në pjesën e qafës, nga ku mori edhe dëmtime të shumta (pjesa e rruazave që lidhen me shtyllën kurrizore).

E megjithatë duhet kohë për rikuperimin e tij për shkak të plagëve serioze. Por situata e tij sipas bluzave të bardha vjen në përmirësim dhe mbahet nën trajtim intensiv. Mësohet se shërbimet ndaj mjekut për udhëtimin dhe trajtimin janë bërë të gjitha privatisht.

Nga dinamika e zbuluar prej hetimit për ngjarjen, shefi i Kirurgjisë ka qenë duke ngrënë drekë me familjen, në një lokal në Dajç, pranë bregut të Bunës. Ai është futur për t’u larë dhe është zhytur me kokë. Por fatkeqësisht është përplasur me gurët në thellësi dhe ka marrë dëmtime serioze.

Ngjarja ndodhi të shtunën e 10 gushtit, rreth orës 12:25. Fillimisht 52-vjeçari u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndërhyrje mjekësore më të specializuar dhe pas operacionit të parë pati përmirësime të lehta. Por më tej është rekomanduar nisja për në Itali, për mjekim edhe më të specializuar.

Prof.Dr. Arvin Dibra aktualisht është Shef i Klinikës 1 Kirurgjikale QSUT, si dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arber: 17/08/2024 15:01

    Paciente presin ilacet neper spitale me muaj dhe vite kurse kirurgu nga shkodra me avion privat jashte… me rroge vetem haha. Tash i uroj te sherohet dhe ti bahet hetim pasuror si edhe hajnave poltikane apo trafikanteve. Apo ky eshte me i mire?

    Përgjigju
    • 1-2: 19/08/2024 17:03

      Te punosh kirurg nate e dite, si ne shtet, si ne privat, petagog edhe ne UMT dhe ZKM, normal qe disa para per dite te keqe do i ruash

  • Polic #: 16/08/2024 14:06

    Prapë paligjshmëri....lokali ku ka qenë duke drekuar është një lokal i ngritur në zonë të mbrojtur pa lejet përkatëse! Policia kur ka hetuar rastin pse nuk është zgjeruar?!

    Përgjigju
  • Iliri: 16/08/2024 13:37

    Po del në dritë leku i fukarasë i të sëmurëve dhe hallexhinjve. Vidheni prap popullin e gjorë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?