Kronikë

U zu poshtë nga presa metalike në minierën e Spaçit në Mirditë, ndërron jetë magazinieri 47-vjeçar (EMRI)

20 Shtator 2019, 11:49| Përditesimi: 20 Shtator 2019, 13:54

  • Share

MIRDITË- Anton Prenga, 47-vjeç i cili punonte si magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë është zënë poshtë nga presa metalike e për pasojë ka humbur jetën.

Ai është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës pa shenja jete.

47-vjeçari ka qenë duke punuar në ambientet e jashte të minierës në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Policia njofton se grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirditor: 20/09/2019 12:50

    PUSHTETARET RRIN NËPER KARRIKE MBYLLYR NË ZYRA, DHE QESHARAKJA ËSHTË QË JAN KTO QË MERREN ME SIGURIN E PUNTORIT, PRA ZYRTAR QË NUK DIN SE NGA CILA ANË E KA BISHTIN LOPATA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?