Këngëtarët shqiptarë Flori Mumajesi, Eneda Tarifa dhe Elvana Gjata

VIP & Spektakël

U zunë para 7 vitesh për Elvana Gjatën, Eneda Tarifa i nxjerr sekretin Flori Mumajesit

17 Janar 2019, 15:46| Përditesimi: 17 Janar 2019, 15:53

  • Share

Nëse ju kujtohet, në kohën kur doli kënga “Mamani nejën”, para 7 vitesh Eneda Tarifa i shkëputi marrëdhëniet me Flori Mumajesin për shkak të kësaj kënge.

Kënga ishte planifikuar të këndohej nga Eneda, por përfundimisht u realizua me Elvana Gjatën dhe kjo erdhi pasi kishte përfunduar regjistrimi në versionin Tarifa. Kjo e fundit rrjedhimisht vendosi të mos kishte më marrëdhënie me kantautorin. Mirëpo kanë kaluar 7 vite dhe Eneda është rikthyer në studion e Mumajesit.

E ftuar në emisionin “Rudina”, këngëtarja shqiptare zbuloi se në muajin mars do të sjellë një bashkëpunim me Florin, dhe kjo gjë sigurisht që po i mban ‘të ndezur’ të gjithë admiruesit e dy këngëtarëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?