Një ditë pas ngjarjes së rëndë në zonën e plazhit ku mbeti i vrarë Idajet Dulla pas një sherri për parkimin e keq, banorët shprehen se këto sherre janë të zakonshme në këtë rrugë. Ata shpreh për Report Tv se kjo rrugë është shumë mbingarkuar duke rrezikuar edhe jetën e banorëve dhe fëmijët kur kalojnë, ndërsa shtoi se parkimi i keq duke bllokuar rrugën ndodh shpesh në këtë aks.
Orët më problematike për to janë mëngjesi dhe 15:00-16:00 kur njerëzit kthehen nga puna. Prania e fasonerisë gjithashtu ka shtuar fluksin e mjeteve dhe parkimeve.
"Orët më problematike janë të fluksit të lartë në mëngjes dhe në drekë kur dalin nga puna. Ne që lëvizim me biçikleta rrezikohemi, por tolerojmë duke i hap rrugë njëri tjetrit. Mirë do ishte prania e një polici këtu", tha një banor.
"Parkimi nga dy krahët është pika probleme se ngushtohet rruga shumë, të paktën të pozicionohen në një krahë, duhet një rregull se është problematike e theksuar", tha një tjetër.
"Qarkullimi bëhet shumë i rëndë se është edhe fabrika këtu, ka shumë probleme. Të vish në orën katër këtu është probleme i madh", tha një tjetër.
Njoftimi i vdekjes për Idajet Muharrem Dulla
Lajmi kryesor:
Durrës/ Vrau me thikë 33-vjeçarin për zënien e rrugës! Arrestohet autori: U vetëmbrojta se më fyeu e qëlloi me grushte, jam penduar
I.K/b.ha./ReportTv.al