U zunë për një gotë raki, polici i FNSH dënohet me 6 vite burg! Qëlloi me armë djalin e xhaxhait

3 Prill 2020, 12:20| Përditesimi: 3 Prill 2020, 12:32

  • Share

Flamur Karaj, efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është dënuar nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, ndaj djalit të xhaxhait.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 3 qershor 2019 në fshatin Dors, ku Enver Karaj u qëllua me armë në oborrin e shtëpisë së efektivit të policisë Karaj, pasi të dy së bashku ishin konfliktuar për një gotë raki.

Flamur Karaj e  qëlloi me armën e shërbimit kushëririn me tij, ndërkohë pas krimit shkoi në repart dhe u dorëzua.

Pak ditë më parë gjykata e Tiranës vendosi të dënojë policin Karaj me 9 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai është dënuar përfundimisht me 6 vite heqje lirie.

Karaj në sallën e gjyqit ka shprehur pendesë, ndërsa kushëriri i tij Enver Karaj që mbeti i plagosur në fytyrë ka deklaruar se janë pajtuar.

Gjatë procesit gjyqësor Flamur Karaj deklaroi se: ”shkuam në fshat me nusen tek shtëpia e vjetër, aty erdhi Enveri (kushëriri). E qërasa me një gotë raki. Kërkoi sërish por i thash nuk jetojmë këtu, e nuk kam më. Ai filloi të më ofendojë dhe më ka goditur disa herë me dërrasë. U mbrojta, tentova ta largoj, por nuk munda. Në atë moment nxora armën. Jam i penduar për veprën e kryer, por ai më sulmoi i pari”.

Pasi qëlloi mbi Enver Karaj me pistoletën e shërbimit, Flamur Karaj është vetëdorëzuar duke lënë në repart fillimisht pistoletën tip “Glock”, e më pas kishte shkuar së bashku me komandantin e tij të repartit, në komisariatin numër 6.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 03/04/2020 13:13

    Kur lexon polici i FNSH, pret te shohesh ndonje djale te ri 2 metra e shpatull gjere. Kur sheh kete plakun mendon se cfare FNSH kemi ne. Qe realisht pjesa derrmuese keshtu si ky jane, pijanece, te parregullt, te paqerthur, zhul, era qpfte, hudher e raki nje ore larg.

    Përgjigju
    • ELIS: 03/04/2020 19:28

      Po ti ana e ke pa surratin tend me pare qe gjykon njerzit sipas moshes dhe pamjes. Turp te te vije. femer injorante. rrace e keqe.

  • Bravo Drejtesia ..: 03/04/2020 12:42

    Keta te fortit qe u punesuan nga Serbi Sali...ja Fundi...pjata e Supes te befte mire ...

    Përgjigju
    • ELIS: 03/04/2020 19:29

      Po ti nga e di kush e ka punesuar. apo punon ne gjendje civile

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?