Kombëtarja U-17 përballë Zvicrës

U-17/ 2 gola në 'Air Albania', Shqipëria s'e mban dot avantazhin kundër Zvicrës (VIDEO)

25 Mars 2023, 19:03| Përditesimi: 25 Mars 2023, 19:18

  • Share

Kombëtarja shqiptare U-17 në futboll, barazoi këtë të shtunë 1-1 me moshatarët e Zvicës në stadiumin "Air Albania" në Tiranë. Sfida e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve "Elite Round" për Europianin e kësaj grupmoshe, pa kuqezinjtë e Bulkut në avantazh, me helvetët që barazuan në pjesën e dytë.

Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 14-të me Flavio Sulejmani. Në një aksion të bukur, qendërsulmuesi ia kaloi topin mbi kokë portierit me një prekje të ëmbël, duke e dërguar në rrjetë.

Pjesa e dytë pa një rritje në lojën e Zvicrës, me miqtë që në minutën e 66-të barazuan me Romano. Në ndeshjen e parë për këtë fazë, Shqipëria humbi 4-0 me Francën.

Pas dy përballjeve të para, Shqipëria me nj pikë mban vendin e tretë në grupin 8, teksa në vendin e parë është Franca me gjashtë pikë, ndjekur nga Zvicra me katër. Në fund Letonia me zero pikë.

Trajneri Bulku e nisi ndeshjen me këtë formacion: Amarildo Dervishi (GK), Adi Kurti (c), Alion Damini, Jordi Jaku, Frederik Tosku, Glenis Bello, Flavio Sulejmani, Ergi Bastari, Kleo Shpuza, Dean Vraniçi, Davide Avdullari

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?