Festa e Portugalisë U-17

Sport

U-17/ Portugalia mund Francën në ‘Arenën Kombëtare’ dhe shpallet kampione e Europës

2 Qershor, 11:54| Përditesimi: 2 Qershor, 11:55

  • Share

TIRANË - Portugalia është ekipi kampion i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”. Luzitanët mundën në “Arenën Kombëtare” Francën me rezultatin 3-0, në një finale (1 qershor) spektakolare dhe të dominuar nga ata.

Ndeshja nisi e qetë nga të dyja skuadrat, por me kalimin e minutave Portugalia e rriti ritmin dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me Anisio Cabral.

Luzitanët shfrytëzuan momentin e mirë dhe shënuan golin e dytë në të 38-ën minutë me Duarte Cunha. Pjesa e parë u mbyll 2-0.

Në fraksionin e dytë, portugezët vulosën fitoren në minutën e 60-të me Gil Neves, i cili shënoi golin e tretë për Portugalinë. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe finalja e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u mbyll 3-0 me fitoren e Portugalisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?