Kombëtarja U-17 e vajzave

U-17/ Turpërohet Kombëtarja kuqezi, skuadra e Agustin Kolës pëson 13 gola nga Islanda

21 Mars 2023, 14:52| Përditesimi: 21 Mars 2023, 14:53

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit për vajza deri në 17 vjeç është mundur 13-0 nga koleget e Islandës në "Air Albania". Ndeshja e moshave U-17 vlente për raundin e dytë kualifikues në grupin B të Europianit, me të besuarat e Agustin Kolës që nuk kanë mundur t'i bëjnë ballë një "vullkani" të mikeshave. Pas humbjes me Luksemburgun po në "Air Albania", Kombëtarja U-17 e futbollit të vajzave pëson 13 gola në shtëpi.

Trajneri Kola e nisi ndeshjen me këtë formacion: Amelia Mone (GK), Klevisa Ndoci, Angela Nika, Rosela Vasa, Bora Bushati, Tiana Gjonaj, Klesta Ago, Era Methoxha, Xhesika Ndoj, Leoselda Stalaj dhe Ornela Brahaj.

Në këtë takim, të vlefshëm për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për vajza për këtë grupmoshë, u aktivizuan edhe Samanta Hysa, Klea Alushi dhe Herta Hasa.

Pas dy ndeshjeve, Shqipëria U-17 e mbyll aventurën me zero pikë në vendin e fundit. Në vend të parë Islanda me gjashtë pikë, teksa Luksemburgu me tre pikë në vendin e dytë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ani: 21/03/2023 15:31

    akoma nuk eshte shkrire ekipi apo do ngelet trajneri dhe stafi pa rroge

    Përgjigju
  • Oresti: 21/03/2023 15:14

    E pse qenkan turperuar??? Cfare eshte turpi????? Pse nuk thoni qe pesuan humbje te thelle ,por permendni fjalen "turp"????Turp eshte te mos provosh dhe jo te humbesh!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?