Festa e Apolonisë U-21

Sport

U-21, Apolonia shpallet kampione e edicionit 2024-25

6 Maj, 10:26| Përditesimi: 6 Maj, 10:29

  • Share

Apolonia U-21 është ekipi kampion i Superligës U-21. Vendi i parë u vendos në ndeshjen e javës së fundit ndaj Bylisit, e cila përfundoi me një barazim 1-1.

Ky barazim ishte vendimtar, pasi fierakët arritën të mbyllin edicionin me një pikë më shumë se kundërshtarët e tyre, duke grumbulluar 50 pikë dhe duke renditur të parët në tabelë, ndërsa Bylisi përfundoi i dyti me 49 pikë.

Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Apolonia zhbllokoi rezultatin përmes Erald Maksutit, ndërsa Bylisi barazoi në fundin e takimit me Aurel Markun dhe sfida përfundoi 1-1.

Pas ndeshjes, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit kampion nga FSHF, ku Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, Ilias Haxhiraj, i dorëzoi trofeun dhe medaljet futbollistëve të Apolonisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?