Uashington - Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook një foto nga mbledhja e liderëve të NATO-s në Uashington.
Rama duket në foton e përgjithshme krah liderëve të tjerë të Aleancës ku i pranishëm ishte dhe presidenti i SHBA-së Joe Biden si dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.
Samiti i NATO-s mbahet në Uashington prej ditës së djeshme dhe do të vijojë edhe ditën e nesërme. Ky samit përkon edhe me 75 vjetorin e krijimit të NATO-s, e themeluar në vitin 1949 nga SHBA dhe 11 vende të tjera me fillimin e Luftës së Ftohtë.
Samiti treditor në Uashington synon të forcojë mbështetjen ndaj Ukrainës në mbrojtjen e saj ndaj agresionit rus.