Bota

Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit

27 Dhjetor, 18:35| Përditesimi: 27 Dhjetor, 18:39

  • Share

“Shihni prapa meje. Në fakt duhet të bëjmë një listë të ideve që kanë njerëzit për atë që shohin. Duket si diçka nga filmat ‘Star Wars’ apo si makinë që mund të të kthejë në kohë. Askush nuk e merr me mend se është një version i hershëm i një printeri të projekteve të arkitekturës”, thotë Nancy Bateman, Drejtoresha e koleksioneve të Muzeut Kombëtar të Ndërtimtarisë.

Ajo prezanton një nga artefaktet e shumta nga ekspozita më e re në Uashington, “Visible Vault: Open Collections”.

Ekspozita përfshin mbi 2500 objekte që pasqyrojnë historinë e arkitekturës dhe ndërtimit. Shumë pjesë janë mbajtur të mbyllura për dekada.

Aileen Fuchs është drejtoresha e muzeut.

“Do të shihni modele dhe punë nga I. M. Pei, Frank Gehry… Pastaj do të shihni koleksionin më të bukur të pajisjeve të vjetra, koleksionin tonë me tulla, modelet fillestare të skulpturave”.

U deshën pesë vjet për të bërë gati ekspozitën.

Ekspozita përfshin nga një kolonë të stilit korintas që u krijua për muzeun e parë të artit në Uashington më 1861 e deri tek një mostër e dyshemeve të laminuara të prodhuar më 2014.

Artifakti më i rëndë në koleksion është një makinë për shtypjen e llamarinës e vitit 1906 që peshon rreth 159 kilogramë. Më e famshmja është mbulesa e dyshemeve e markës ‘Armstrong’ nga viti 1932 që mund të gjendej pothuajse në çdo kuzhinë amerikane në mesin e shekullit të 20-të.

Koleksioni gjithashtu ka miniatura si disa modele ndërtesash dhe monumentesh të famshme, por edhe objekte të mëdha si fasadat e ndërtesave dhe kornizat e dritareve që lejojnë vizitorët të shohin me admirim detajet e tyre të ndërlikuara.

“Artifaktet janë mbajtur në depo për shumë kohë dhe për t'i ekspozuar duhej të vendoseshin në mure ose t'u jepej një hapësirë shumë e madhe”, thotë Nancy Bateman Drejtoresha e Koleksioneve në Muzen Kombëtar të Ndërtimtarisë.

Ekspozita ka edhe lodra si ‘Lincoln Logs', lodra të hershme të firmës ‘Lego’ dhe madje edhe lodra të rralla të ‘Disney-t’ dhe shtëpitë e kukullave ‘Petite Princess’ të viteve 1960.

Ekziston edhe një dhomë e veçantë e mbushur me pajisje që tregojnë historinë e evolucionit të punëve në ndërtim përmes avionëve, veglave të hershme elektrike dhe kutive të ndërlikuara të veglave të bëra vetë.

“Këto janë lloje të ndryshme çekiçësh prej fletave metalike që ndryshojnë në varësi të asaj që po i jepni formë dhe asaj që po bëni”, thotë zonja Bateman.

Këto rafte të ekspozitës përmbajnë vizatime, projekte origjinale, miniatura, lodra dhe gjëra të tjera.

Ekspozita do të përditësohet me artikuj të rinj nga arkivi i gjerë i muzeut./ VOA

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?