Sociale

‘Udha e Kryqit', besimtarët ngjiten në malin e Taraboshit

12 Prill, 18:17| Përditesimi: 12 Prill, 20:00

  • Share

Një jave para Pashkëve, besimtarët katolikë u ngjitën në malin e Taraboshit, në ritualin e pervitshem te “Udhës së Kryqit” që simbolizon vuajtjet e Jezu Krishtit.

"Udha e Kryqit është momenti në të cilën ne të krishterët meditojnë mundimin e vdekjes së Jezusit, që do ta meditojmë në mënyrë të veçantë në javët që fillojmë nesër për të arritur në momentin e gëzimit, e ringjalljes, siç është pikërisht festa e Pashkëve", u shpreh Imzot Giovani Peragine, Arqipeshkv i Shkodrës.

Një udhëtim shpirtëror me 14 ndalesa që përkujton dhimbjet e Jezu Krishtit, nga momenti i Dënimit e deri në Kryqëzim.

Lutja e Arqipeshkvit të Shkodrës, Giovanni Peragine nuk është vetëm për të krishterët por edhe për ata që mbajnë në duar fatet e vendit.

Ndërsa nesër, me të Dielën e Larit, besimtarët katolikë fillojnë Javën e Madhe, të Shenjtë të Pashkëve.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?