Në pritje të Pashkëve, katolikët kremtojnë ceremoninë e Udhës së Kryqit në sheshin ‘Nënë Tereza’! Besimtarët: U lutëm për mbarësi

29 Mars, 20:42| Përditesimi: 30 Mars, 07:28

  • Share

Qindra besimtarë katolikë kremtuan udhën e kryqit në sheshin Nënë Tereza, një nga ritet më të rëndësishme të Pashkëve.

Gra, burra, fëmije, nga të gjitha grupmoshat ndezën qirinj për familjarët dhe të afërmit e tyre, duken u lutur për më shumë dashuri dhe paqe mes njëri-tjetrit. Me qirinj të ndezur në duar, ata ecën përreth sheshit “Nënë Tereza” duke u ndalur në 14 ndalesa, të cilat simbolizojnë edhe vuajtjet e Jezu Krishtit.

“U luta për mbarësi e shëndet për fëmijët”

“Për më shumë shëndet, lumturi për familjen”, shprehen qytetarët.

Imzot Arjan Dodaj, Ipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës nga sheshi Nënë Tereza dha mesazhe paqeje, duke kujtuar vuajtjet e Krishtit, ku bërë thirrje për sa më shumë dashuri ne familje.

“Krishti dëshiron të ringjallë koshiencën, ndërgjegjen e re, sedrën e njeriut. Udha e kryqit nuk është një ringjallje më pas, është pikërisht tani. E neve tani jemi të thirrur të jemi krijesa të reja, Krishti na përfshin me forcën transformuese, shërbyese, çliruese”.

E premtja para pashkëve njihet si ‘e premtja e madhe’. Besimtarët katolikë presin të dielën e Pashkës, që është dita e ngjalljes, duke kaluar më parë nga Udha e Kryqit të së Premtes.

Ora 23:00
E Premtja e Zezë, Katedralja e Shkodrës organizon procesionin e 'Udhës së Kryqit'

Nga Katedralja e Shkodrës deri në varrezat e Rrmajit, besimtarët katolikë kanë marrë pjesë në ritin e së premtes së zezë në prag të festës së Pashkëve.

Procesioni është udhëhequr nga Arqipeshkvi i Shkodrës ndërkohë që qindra besimtarë kanë ndjekur në lutje këtë ditë e cila në kalendarin fetar për besimtarët shënon kalvarin e Jezu Krishtit.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?