Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha të hënën se duhet të jepen dënime me vdekje për liderët izraelitë, jo urdhër-arreste.
Deklaratat e tij erdhën pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi urdhra arresti të enjten për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallad dhe një udhëheqës të Hamasit, Ibrahim Al-Masri.
"Bombardimi i shtëpive të njerëzve nuk është fitore," tha ai për izraelitët.
“Fronti i rezistencës do të zgjerohet. Krimet e regjimit sionist intensifikojnë rezistencën”, vuri në dukje Khamenei, duke shtuar se “është e sigurt që në fund regjimi sionist do të shkatërrohet”.
Zyra e presidentit izraelit Benjamin Netanyahu dhe anëtarët e qeverisë izraelite të enjten e kaluar dënuan ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë , duke e akuzuar atë për "antisemitizëm" pas vendimit të saj për të lëshuar urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit dhe Yoav Gallad.
Masa vjen pasi prokurori i ICC-së, Karim Khan, njoftoi më 20 maj se ai po kërkon urdhra arresti për krime të dyshuara të lidhura me sulmet e Hamasit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit dhe reagimin ushtarak izraelit në Gaza. Haga lëshoi gjithashtu një urdhër arresti për liderin e Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim Al Masri (i njohur gjithashtu si Mohammed Deif).
Lajmi kryesor:
Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër! Lideri Suprem i Iranit: Netanyahu dhe ministri i tij duhet të dënohen me vdekje
G.K/ReportTv.al