Foto ilustruese

Udhëheqja e Agimit të Artë dënohet me 13 vjet secili/ Dënim i përjetshëm për Roupakias, vrasësin e Fyssas

14 Tetor 2020, 12:51| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 13:01

  • Share

Gjykata e apelit të Athinës dënon me 13 vjet burg liderin e Agimit të Artë Nikos Michaloliakos dhe gjashtë anëtarët e tjerë të udhëheqjes së partisë, të cilët akuzohen për formimin dhe drejtimin e Agimit të Artë si një organizatë kriminale nën maskën e një partie politike. Procesi vazhdon ende por gjykata ka njoftuar dënim të përjetshëm për vrasësin e Pavlos Fyssas, Giorgos Roupakias dhe 10 vite shtesë për anëtarësimin e tij në Agimin e Artë.

DËNIMET PËR DREJTUESIT E AGIMIT TË ARTË

Nikos Michaloliakos, kryetar i Agimit të Artë13 vjet heqje lirie
Janis Lagos, eurodeputet  13 vjet + 1 vit dhe 6 muaj
Ilias Kasidiaris 13 vjet + 1 vit

Kristo Papa 13 vjet + 6 muaj
Ilias Panagiotaros 13 vjet
Georgos Germenis 13 vjet+ 1 vit
Artemis Mattheopulos 10 vjet

Dënime më të shkurtra me burg u vendosën për anëtarët e tjerë të partisë të akuzuar vetëm për anëtarësimin e tyre në një organizatë kriminale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?