Ish-udhëheqësi i Hayat Tahrir al-Sham (HTS), grupi rebel islamik që udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e ish-presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, muajin e kaluar, është emëruar president i Sirisë përkohësisht.
Emërimi i Ahmed al-Sharaa, i cili ka vepruar si udhëheqës de-fakto i vendit që nga fillimi i dhjetorit, erdhi pas një takimi të krerëve të fraksioneve rebele të mërkurën dhe u njoftua nga një zëdhënës ushtarak.
Zëdhënësi njoftoi një sërë ndryshimesh të tjera, duke përfshirë shpërndarjen e parlamentit të Sirisë, formimin e një këshilli legjislativ dhe anulimin e kushtetutës së vendit të vitit 2012.
U shpërndanë edhe agjencitë ushtarake dhe të sigurisë të Sirisë, për t’u zëvendësuar me institucione të reja sigurie dhe ushtri.
Përveç kësaj, të gjitha fraksionet e armatosura në Siri do të shpërbëhen dhe do të bashkohen me ushtrinë e re kombëtare.
Sharaa tha se prioritetet e vendit ishin “mbushja e vakumit të pushtetit, ruajtja e paqes civile, ndërtimi i institucioneve shtetërore”.
Qeveria kalimtare supozohet t’ia dorëzojë pushtetin një qeverie të re në mars, por është e paqartë se si do të menaxhohet tranzicioni.