Ndërsa dita e sotme ka shënuar fluksin më të lartë të mbërritjeve në portin e Durrësit gjatë sezonit turistik, qytetarët thonë se megjithatë nuk kanë hasur problemet me pritjen në radhë.
“Në sportele nuk pati probleme, vetëm se pati trafik për ngarkimin. Në portin e Durrësit, për aq shumë njerëz sa ishin nuk e prisnim të mbaronin punë kaq shpejt. Të gjitha sportelet ishin hapur”, u shpreh një qytetar që mbërriti në Durrës nga Bari, në Itali”, u shpreh qytetari.
Për shkak të fluksit, Porti i Durrësit po punon me kapacitete të plota, ku janë vënë në dispozicion 26 sportele.
Lajmi kryesor:
Fluks dhe radhë të gjata në Portin e Durrësit, deri më tani kanë mbërritur 4 tragete nga Bari e Ankona, gjithsej 5480 pasagjerë dhe 1065 makina (VIDEO)
D.GJ//ReportTv.al