Udhëtim mes dy kohëve, veprat e realizmit socialist shfaqen në Korçë përmes projeksioneve digjitale

23 Nëntor, 17:01| Përditesimi: 23 Nëntor, 17:14

  • Share

KORÇE-Veprat monumentale të realizmit socialist marrin frymë përmes fuqisë dhe optikës bashkëkohore digjitale, duke sjellë një reflektim dhe interpretim të ri të kësaj periudhe. “Realizmi Socialist – Eksperienca Immersive” titullohet ekspozita e çelur në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë.  

Figura e punëtorit, forca e ndërtimit kolektiv dhe idealet e shoqërisë socialiste rishfaqen me një energji të re, ndërsa ftojmë në një ndërveprim me artin dhe eksplorim të mesazheve përmes një qasjeje ndryshe, gjithpërfshirëse dhe multisensoriale. Ekspozita përfshin vepra të autorëve të realizmit socialist, si: Vilson Kilica dhe Edi Hila.

Të tilla ekspozita për artistin Ardi Karanxha kontribuojnë edhe në aspektin e turizmit, sidomos kur diçka e tillë ndodh në qytetin e Korçës, atje ku ndodhet e vetmja galeri e projektimit digjital.

Ekspozita ‘Realizmi Socialist - Eksperienca Imersive’ u shfaq në kuadër të Javës kulturore kombëtare. Ajo është vetëm volumi i parë i një sërë prezantimesh, që do të vijojnë me cikle të tjera ekspozitash.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?