Foto ilustruese

Kronikë

Udhëtimet drejt Holandës, aeroporti ‘Nënë Tereza’ jep lajmin e rëndësishëm për qytetarët: Njeh edhe vaksinën kineze 'Sinovac' për të kaluar kufirin

16 Shtator 2021, 11:58| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 12:47

  • Share

Holanda, i është shtuar tanimë listës së vendeve të cilat e njohin dhe pranojnë vaksinën kineze CoronaVac, e cila është e përdorur gjerësisht në Shqipëri. Lajmi është dhënë nga Aeroporti “Nënë Tereza” . Në njoftim thuhet se të gjithë pasagjerët shqiptarë që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës duhet të plotësojnë tre kushte, certifikatën e vaksinimit, një test negativ PCR ose dëshmi që kanë kaluar më herët sëmundjen. 

Deri tani këto vende anëtare të Evropës e njohin Coronavac: Austria, Finlanda, Greqia, Islanda, Qipro, Spanja, Suedia, Zvicra

Njoftimi i TIA:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës. Të gjithë pasagjerët shqiptarë që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës duhet të plotësojnë këto tre kushte:
1. Të jenë të vaksinuar me një nga këto vaksina
-Astra Zeneca
-Pfizer
-Johnson & Johnson
-Moderna
-Serume Institute of India
-Sinopharm BIBP
-Sinovac
2. Të paraqesin një test PCR ose antigen të shpejtë.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?