Aeroporti i Rinasit

Ekonomi

Udhëtimet/ Kostoja e avionit për në Shqipëri, shumë më e shtrenjtë se nga Rinasi

25 Korrik 2018, 07:47| Përditesimi: 25 Korrik 2018, 07:48

  • Share

Numri i lartë i emigrantëve që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri, ka bërë që biletat vajtje-ardhje e avionëve nga jashtë për në drejtim të Tiranës këtë verë të jenë shumë më të shtrenjta se anasjelltas.

Kështu, kostoja e udhëtimit në linjat nga aeroportet kryesore të Italisë, Roma dhe Milano janë gati dyfish më të larta se destinacioni i kundërt. Çmimi i një bilete nga Milano për në Tiranë në datën 5 gusht dhe kthimin 12 gusht kushton 549 dollarë, ndërsa një bilete vajtje ardhje me të njëjtat data nga Rinasi për Milano kushton më shumë se dy herë më pak 260 dollarë. Dyfish më shtrenjtë janë dhe biletat vajtje ardhje Romë-Tiranë, krahasuar me drejtimin e kundërt në të njëjtat data.

Edhe emigrantët nga Gjermania nëse do të nisen nga Frankfurti në drejtimin të Tiranes duhet t’i paguajnë çmimet e biletave rreth 50% me shtrenjtë. 634 dollarë kushton një biletë Frakfurt-Tiranë me vajtjen ne 5 gusht dhe kthimin ne 12 gusht, kurse e njëjta biletë në të njëtat data, por me destinacion Tiranë-Frankfurt është rreth 200 dollarë më e lirë. Më shtrenjtë është edhe destinacioni tjetër, Londra. Më 5 gusht nga kryeqyteti i Anglisë në drejtim të Tiranës mund të blesh një biletë-vajtje ardhje për 518 dollarë, ndërsa nga Tiranë për në Londër bileta që përfshin dhe kthimin kushton 430 dollarë.

Destinacioni grek është ai me luhatjen më të vogël me vetëm 30 euro, kjo pasi shumica e emigranteve preferojnë të vijnë drejt Shqipërisë në rrugë tokësore, duke bërë që avioni të jetë një zgjedhje e dytë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?