'Udhëtimi' i qepës nga Divjaka në Tiranë, fermerët e shesin me 15 lekë, në kryeqytet 8 herë më shtrenjtë (VIDEO)

7 Maj 2020, 20:37| Përditesimi: 7 Maj 2020, 20:48

  • Share

Qepa nuk mungon asnjëherë në kuzhinën shqiptare. Por që të mbërrijë deri aty përshkon kilometra që kushtojnë jo pak. Ata që e mbjellin në Divjakë thonë se detyrohen ta shesin 15 deri në 20 lekë te grumbulluesi.

"Këtu zona e Divjakës çmimi tani është 20 lekë as me 20 lekë nuk po shitet tani", thotë një tregtar në Divjakë.

Nga grumbulluesi në Divjakë mbërrin në pikën e shumicës në Tiranë dhe këtu pëson tjetër rritje çmimi para se të dalë në treg.

Ky është tregu i frutave perimeve në zonën e njohur si Xhamlliku në kryeqytet. Nga 20 lekë ka shkuar në 100 Lekë. Pretendimi tregtarëve është se çmimet i vendosin në bazë të shumicës në Tiranë.

"Te shumica janë pak më shtrenjtë nga sa ka qenë. 10 lekë do e marrë fitim unë, se jo qesja jo të tjerat", tha një tregtar te Xhamlliku

E njëjta patate kushton më pak në tregun e uzinës Dinamo.

"Patatja është 60 lekë, qepa 50 lekë. 10 ose 12 lekë mund të përfitojmë ne. Ata të Divjakës e sheshin me 25-30 lekë te shumica. 40 lekë shkon te shumica, pak ai pak ne dhe shkon 50 lekë", tha një tregtar te tregu i uzinës Dinamo.

Ka dhe një treg që për shumicën e banorëve të kryeqytetit është luks, Pazari i ri. Çmimi i gjellës në shtëpi kushton më shtrenjtë nëse qepët blihen në këtë treg.

"E blemë mallin tek shumica, pastaj largësia dhe distanca ka koston e vetë por ne kemi mallin cilësor. Te shumica e marrim 60 lekë pataten, 85 lekë qepën. Fitojmë 10-20 lekë", tha tregtari te Pazari i Ri.

Të njëjtën rrugë përshkon edhe patatja me luhatjen e çmimeve nga fermeri te tregtari i pakicës. Itinerari  bujk –grumbullues -pikë shumice dhe tregtar i pakicës e bën qepën dhe pataten të kushtojnë nga 20 lekë në 100 deri në 120 lekë për kilogram.  Ky është fati i prodhimeve që arrijnë të dalin në treg, ndërsa fermerët jo rrallë herë detyrohen t'i hedhin në rrugë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ":;?: 08/05/2020 10:02

    Pjeter jo gerdhet por GERTHET,tjeter qe nga viti 1991 te pakten nuk ishte shpreh dhe marre ne mbrojtje konsumatorin asnje minister apo pushtetare majtas apo djathtas keshtu qe shume rrespekt per zotin Brace sepse problemi kaloi edhe ne media ku dolen ne pah deshirat dhe dallaveret e tregetareve per te rjepur shqipetaret.Ndoshta nuk merret asnje mase(mundesite jane)por ne si konsumator na rendon portofolin.

    Përgjigju
  • Pjeter: 07/05/2020 22:29

    Ç'i duket Braçes? Vjedhje? Nuk eshte ekonomi tregu? Po Brace e llogarit qe ne ate çmim eshte edhe tvsh-ja qe derdhet ne financat publike?BollBrace me zhurme,sepse vetem tym po ben dhe asgje nuk nxjerr ne fund.Tallet Brace me shqiptaret,njehere gerdhet kunder Ahmetajt,nje here kunder Dukes,tani Therret skandal çmimet,zbulon problemet qe shqiptaret i dine mire,per ndonje o iciative qe tizgjidhi sadopak,as qe nehet fjale.

    Përgjigju
  • GUSTI: 07/05/2020 21:18

    pranej jan bo s klasa kto tregtaret, vl mo shtet rrumpall

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?