Mikel Arteta

Sport

Udhëtimi në Eindhoven, Arteta s’i zë besë PSV-së: Ata eliminuan Juventusin

4 Mars, 16:06| Përditesimi: 5 Mars, 12:52

  • Share

PSV dhe Arsenal luajnë të martën (sot, 4 mars) në orën 21:00 në Eindhoven për fazën e 1/8 në Champions League. Në prag të ndeshjes për mediet foli edhe trajneri i ‘Topçinjve’, Mikel Arteta.

Spanjolli nuk i zë besë rivalëve, duke iu kujtuar të tijve për kujdes të shkuar pasi holandezët në fazën play-off eliminuan një kundërshtar si Juventusi.

"Ne nuk mund t'i ndryshojmë gjërat, duhet të mësojmë nga kjo situatë dhe ta përdorim atë në ndeshjen e ardhshme. Kemi mësuar shumë gjëra për veten tonë në këtë sezon të Ligës së Kampioneve.

Kemi luajtur shumë ndryshe në shtëpi dhe jashtë vitin e kaluar, veçanërisht në Evropë. Këtë vit kemi qenë shumë më konsistent. Shënuam shumë gola dhe pësuam pak. Kemi pësuar vetëm tre gola, është fantastike, është një bazë e shkëlqyer për të filluar.

Është si të jesh në një tunel, përpara është vetëm PSV dhe duhet të jesh më i mirë se ata. Realiteti është se ne shikojmë vetëm atë që na pret. Unë shoh një ekip që ka eliminuar një kundërshtar si Juventusi. E di vështirësinë, kemi luajtur shumë kundër tyre vitet e fundit dhe e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e mirë’’, tha Arteta.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?