Mali i Jezercës i cili ndodhet në zemër të Alpeve, është më e larta dhe arrin deri në 2694 metra. Kjo është maja e dytë më e lartë në Shqipëri pas malit të Korabit. Prej vitesh kjo majë është kthyer në pikë referimi për të pasionuarit pas alpinizëm dhe hiking.
Disa të rinjë nga Kosova kanë ngjitur pikërisht majën më të vështirë të Alpeve Shqiptare. Një grup prej 36 alpinistësh profesionist kanë ngjitur Jezercën e cila gjatë periudhës së verës ka një vështirësi mbi mesatare, ndërsa në dimër ngjitja bëhet edhe më ekstreme.
Ngjitja zgjati plot 14 orë, ku alpinistët sfiduan kushtet e motit dhe arritën në majën e Jezercës. Pamjet nga maja e Jezercës dhe Alpeve janë spektakolare.