Ministria e punëve të Brendshme në Mal të zi ka njoftuar se autoritetet po kryejnë një hetim lidhur me incidentin e 31 korrikut, ku Kryeministri Dritan Abazoviç i shpëtoi për fije një aksidenti të mundhsëm, si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të frenimit në makinën shtetërore.
Ngjarja e ndodhur në Obzoviç ka vënë në lëvizje autoritetet për të hetuar mbi ngjarjen dhe për të saktësuar defektin e frenave të makinës së Abazoviç.
Ministria e Punëve të Brendshme në Podgoricë, ka treguar se nga hetimet e deri tanishme është zbuluar se bëhet fjalë për një problem teknik të automjetit për shkak të vjetërisisë së tij dhe kilometrave të shumta.
Filip Axhiç që është pjesë e partisë së Abazoviç dhe njëkohësisht Ministër i Brendshëm në Malin e Zi ka kryer menjëherë një mbikëqyrje sigurie në momentin që ka ndodhur incidenti.
Kujtojmë se ngjarja e 31 korrikut, bëri ‘zhurmë’ në rrjet, pasi Kryeministri Dritan Abazovic ishte nisur për një vizitë zyrtare në Tivat dhe në momentin kur u zbulua problem me makinën, automjeti me të cilin po udhëtonte Abazovic u zhvendos në anë të autostradës.
Më pas kryeministri i Malit të zi ka përdorur një tjetër automjet për të vazhduar udhëtimin.
Ndërsa aludimet nuk munguan në rrjet, kryeministri i la fjalën autoritetevë për të zbardhur shkakun e incidentit.