Kronikë

Me vizë turistike drejt SHBA? Ambasada Amerikane njoftim të rëndësishëm: Sigurohuni që të largoheni përpara kësaj dite...

14 Nëntor 2019, 09:47| Përditesimi: 14 Nëntor 2019, 10:01

  • Share

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata person që do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vizë turistike.

Sipas Ambasadës do të jenë oficerët në pikën e hyrjes që do të vendosin se sa kohë mund të qëndroni në SHBA, kështu që pikërisht ata do të vendosin edhe ditën se kur duhet të largoheni nga Amerika.

“Kur udhëtoni me vizën turistike, oficeri në pikën e hyrjes vendos se sa kohë mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara. Pasi oficeri ju lejon të hyni në SH.B.A., ata vendosin një vulë në pasaportën tuaj me datën që ju kërkohet të largoheni nga Shtetet e Bashkuara. Sigurohuni që të largoheni përpara asaj dite!”, shkruan  ambasada e cila fton qe nëse keni pyetje të tjera për vizat, Ana është e hapur për t’ju përgjigjur.


Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?