Bota

Ambasada britanike në Tiranë bën njoftimin e rëndësishëm: Test negativ Covid-i për ata që hyjnë në vend, gjobë 500 paund për 'rebelët.

8 Janar 2021, 11:26| Përditesimi: 8 Janar 2021, 13:09

  • Share

Të gjithë ata që do të shkojnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë të detyruar të paraqesin test negativ COVID-i për ata që hyjnë.  Njoftimi është dhënë nga ambasada britanike në Tiranë.

"Testimi i detyrueshëm për COVID-19 për udhëtimet në Britani!  Nga java e ardhshme, të gjithë qytetarët që udhëtojnë për në Mretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shtetasit britanikë, duhet të paraqesin një test negativ për #COVID19 të kryer deri në 72 orë përpara nisjes.  Qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e reja do të ndëshkohen me një gjobe të menjëhershme me vlerë 500 £.  Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e korridorit të udhëtimeve të Qeverisë Britanike, përfshirë këtu Shqipërinë, duhet të vetë-izolohen për 10 ditë, pavarësisht rezultatit të testit", thuhet në njoftim.

Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps i cila tha se qeveria “është e detyruar” të marrë këto masa, për shkak të një varianti të ri të koronavirusit, të identifikuar në Afrikën e Jugut.

Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme.

Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Evropë nga COVID-19 me mbi 2.8 milionë të infektuar dhe mbi 78,000 viktima.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar se, nga 15 janari, në Angli do të jepen “qindra-mijëra vaksina” në ditë.

/K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?