Kronikë

Udhëtonte me biçikletë, kamioni përplas për vdekje 50-vjeçarin në aksin Fushë Krujë - Laç

5 Shtator 2019, 19:14| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 21:35

  • Share

FUSHË KRUJË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë - Laç. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 50 vjeçari N.Sh, i cili lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një kamion 'MAN' në fshatin Luz,  që drejtohej nga S.D.

Pas këtij aksidenti drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij aksidenti. Ndërkohë që grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të nxjerrë detaje të tjera në lidhje me këtë aksident.

Aksi Fushë Krujë-Laç është një nga 'pikat e zeza' në Shqipëri për sa i përket aksidenteve me pasojë vdekjen.

Komento

Komente

  • Erik: 06/09/2019 09:40

    Policia te ndaloje ciklistet dhe kembesoret ne akset kombetare. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Fitim: 06/09/2019 00:30

    BICIKLETA DO RRUGEN E VET JASHTE RRUGES TE MAKINES,,KESHTU ESHTE NE GJERMANI,,PO KETA E KANE MENDJEN ME VJEDH JO ME BERE PUNE,,KUSH E HA POPULLI..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?