Kronikë
Top 24

Udhëtonte me familjen me 120 km/h brenda Tiranës, policia kap shoferin e dehur (VIDEO)

18 Gusht 2018, 09:30| Përditesimi: 18 Gusht 2018, 14:51

  • Share

Gjatë kontrollit të mbrëmshëm, në kuadër të të Planit Operacional “Tispol Gusht 2018” Policia e Tiranës ka arrestuar ka ndaluar një automjet në rrugën “Ferit Xhajko”. Në makinë udhëtonte nje kryefamiljar  bashkë me gruan dhe dy fëmijët e vegjël, por kjo nuk e pengonte këtë shtetas të udhëtonte me 120 km/h.

Raste të tjera me shkelje u konstatuan edhe në “Rrugën e Kavajës”, Tiranë, ku shpejtësia e lëvizjes së automjeteve arrinte nga 93 km/h deri në 99 km/h ndërkohë që shpejtësia maksimale e lejuar është jo më shumë se 30 km/h!

Gjatë operacionit U arrestuan 5 persona, nga të cilët 4 të dehur dhe 1, i papajisur me leje drejtimi. U pezulluan 32 leje drejtimi nga të cilat, 20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 për shpejtesi tej normave te lejuara; krahas tyre, u ndaluan 12 mjete për detyrime të pashlyera.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shef turi: 18/08/2018 14:06

    Bravo policia dilni dhe per rrethe sja beni keq si burreli psh na myten makinat e shoferat qe pijne alkol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?