Foto ilustruese

Kronikë

Udhëtonte pa patentë me 'Jaguar', arrestohet 28 vjeçari nga Kukësi

12 Shtator 2020, 18:00| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 18:19

  • Share

Kukës- Një 28 vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga policia pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi si dhe kundërshtoi policinë.

Policia Rrugore e Kukësit bëri arrestimin në flagrancë të 28 vjeçarit  I.L, i cili udhëtonte me një automjet tip "Jaguar”. Policia gjatë verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se i ishte pezulluar leja e drejtimit deri në vitin 2021, gjithashtu ai vazhdonte ta drejtonte mjetin pa leje.

Sipas policisë- Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?