Cesena- Lëvizjet e shpeshta përmes kufirit, në drejtimin Shqipëri-Itali dhe anasjelltas, kanë ngritur dyshimet tek policia e vendit fqinj për një 27-vjeçar shqiptar dhe aktivitetin e tij të paligjshëm që e ushtronte në zonën e Cesena.
Arrestimi u krye më 8 janar nga karabinierët, por ai ka qenë prej kohësh nën vëzhgim nga agjentët, teksa konstatohej se qëndronte vetëm për periudha të shkurtra në Cesena.
Nga hetimet e kryera rezultoi se gjatë këtyre qëndrimeve të shkurtra 27-vjeçari shqiptar merrte gjithmonë me qira një makinë. Vëmendjen e hetuesve e tërhoqën jo vetëm lëvizjet e pazakonta të shqiptarit, por edhe fakti se ai nuk dukej se po kryente asnjë aktivitet pune që do të justifikonte praninë e tij në Cesena.
Ekipi policor hyri në hotelin ku 27-vjeçari po qëndronte prej disa ditësh dhe pasi trokitën në derën e dhomës së tij, u dallua menjëherë kokaina e ndarë në doza, në total prej rreth 200 gramësh, të mbetura në një komodinë.
Media italiane informon se nga një kontroll më i thelluar është gjetur edhe një shumë prej 470 eurosh cash, e cila sipas policisë mund të gjurmohet në aktivitetin e trafikut të drogës.
27-vjeçari u arrestua menjëherë dhe u sekuestrua droga dhe paratë e gatshme. I riu u dërgua në burg në Forli, teksa gjykata ka aprovuar masën e sigurisë së arrestit me burg.
Komente

Këtu mes Gjirokastre shesin kokainë e ashash mes ditës ju kapni këta të këputur shikoni mo sec bëhet tjetri shet mes ditës tabakino me këta Meruni ju
PërgjigjuOr shoq,po behet fjale per nje ngjarje ne Cesena or shoq,nuk vjen policia italiane te ti arrrstoje tabakinot ne Gjirokaster!!