Kokaina dhe eurot e sekuestruara shqiptarit

Bota

Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë

10 Janar, 21:28| Përditesimi: 10 Janar, 21:31

  • Share

Cesena- Lëvizjet e shpeshta përmes kufirit, në drejtimin Shqipëri-Itali dhe anasjelltas, kanë ngritur dyshimet tek policia e vendit fqinj për një 27-vjeçar shqiptar dhe aktivitetin e tij të paligjshëm që e ushtronte në zonën e Cesena.

Arrestimi u krye më 8 janar nga karabinierët, por ai ka qenë prej kohësh nën vëzhgim nga agjentët, teksa konstatohej se qëndronte vetëm për periudha të shkurtra në Cesena. 

Nga hetimet e kryera rezultoi se gjatë këtyre qëndrimeve të shkurtra 27-vjeçari shqiptar merrte gjithmonë me qira një makinë. Vëmendjen e hetuesve e tërhoqën jo vetëm lëvizjet e pazakonta të shqiptarit, por edhe fakti se ai nuk dukej se po kryente asnjë aktivitet pune që do të justifikonte praninë e tij në Cesena.

Ekipi policor hyri në hotelin ku 27-vjeçari po qëndronte prej disa ditësh dhe pasi trokitën në derën e dhomës së tij, u dallua menjëherë kokaina e ndarë në doza, në total prej rreth 200 gramësh, të mbetura në një komodinë. 

Media italiane informon se nga një kontroll më i thelluar është gjetur edhe një shumë prej 470 eurosh cash, e cila sipas policisë mund të gjurmohet në aktivitetin e trafikut të drogës.

27-vjeçari u arrestua menjëherë dhe u sekuestrua droga dhe paratë e gatshme. I riu u dërgua në burg në Forli, teksa gjykata ka aprovuar masën e sigurisë së arrestit me burg.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?