Çifti nga Virxhinia

Bota

Udhëtuan në 11 shtete dhe blenë nga një biletë lotarie për të ‘provuar fatin’, çifti nga Virxhinia fiton 2 milionë dollarë

2 Nëntor 2021, 12:49| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 12:52

  • Share

SHBA- Të udhëtosh dhe të fitosh 2 milionë dollarë, është vërtet një arritje! Pikërisht këtë kanë bërë Jerry dhe Teresa Maples, një çift nga Virxhinia. Ata vendosën të udhëtonin në 11 shtete, ku në secilin prej tyre të blinin nga një biletë lotarie, për të “provuar fatin”.

Përveç argëtimit nga udhëtimi, çifti përfitoi edhe një shumë të “çmendur’ prej 2 milionë dollarësh.

Fillimisht bileta e tyre përputhej me pesë numrat e parë të shortit, duke i bërë fitues të 1 milionë dollarëve, por duke shtuar shumën e biletës, ata dyfishuan çmimin.

A ju duket një çift i guximshëm, apo thjesht një veprim i “çmendur”?

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?