Ministria e Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

1 Shkurt 2023, 07:18| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 07:20

  • Share

Nëse lind nevoja për fonde shtesë në projektet e investimeve buxhetore në vitin 2023, duhet që të miratohen paraprakisht edhe nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë. Përveç se investimet publike sidomos ato në rrugë bëhen më kosto të larta, shtesat e punimeve janë bërë të zakonshme, duke i nxjerrë shpenzimet buxhetore jashtë kontrollit për disa projekte. PSh kostot në rrugën Kardhiq-Delvinë, Qukës- Qafë-Plloçë, rrugën e Arbrit, Unazën e Madhe kanë dalë nga kontrolli në raport me kontratat për punime shtesë.

Për të frenuar përdorimin e instrumentit “shtesë punimesh” një udhëzim i Ministrisë së Financave për zbatimin e buxhetit 2023 përcakton se shtesat në planin e miratuar të projekteve të investimeve publike në kuadër të kontratave për punime ose të ndryshimeve ne planin e projekteve, si dhe rialokimet e fondeve ndërmjet projekteve gjatë zbatimit të buxhetit, do të bëhen me miratim paraprak të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, bazuar ne relacionin dhe argumentet mbi domosdoshmërinë e tyre.

Gjithashtu në përpjekje për të vënë rregull në investimet publike Ministria e Financave udhëzon që njësite e qeverisjes qendrore në detajimin e planeve të miratuara të investimeve, do të mbajnë parasysh këto kritere dhe përparësi në financimin e projekteve:

1-Projektet e investimeve të propozuara për financim duhet të jenë pjesë e projekteve të propozuara dhe të shqyrtuara nga Këshilli i Ministrave dhe te paraqitura në Kuvend, për vitin 2023.

2- Projektet në vazhdim nga viti 2021-2022 ose me parë do të financohen me përparësi dhe duhet të jenë pjesë e prioriteteve të propozuara për financim gjate vitit 2023.

Në maj të këtij viti zhvillohen zgjedhjet vendore, të cilat rrisin ekspozimin e buxhetit ndaj financimit të projekteve zgjedhore. Që tani thesari i shtetit ka rritur pagesat për projektet e investimeve ndaj bashkive.

Ministria e Financave udhëzon gjithashtu se likuidimet e faturave kontraktore, të jenë në linjë me ecurinë fizike të punimeve. Projektet e reja te propozuara për financim duhet të kenë kaluar procedurat e miratimit në kuadër të PBA-se 2023-2025 si dhe bazohen në kriteret e përcaktuara në Vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 27 dhjetor 2022 “Per procedurat e menaxhimit te investimeve publike”.

Nëse projekti i propozuar nuk ka qene pjese e PBA-se 2023-2025 dhe nëse nuk plotëson asnjë nga kushtet e rregulluara me ligj, kërkesa për financim duhet te paraqitet vetëm ne kuadër të rishikimit të buxhetit vjetor, përcakton më tej udhëzimi për zbatimin e buxhetit 2023.

Fondet për projektet e reja të investimeve për blerjen e pajisjeve elektronike/informatike dhe sisteme iT, që lidhen me Teknologjinë e informacionit, bëhen efektive pas lidhjes se kontratës nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit (AKSHI).

Lidhja e te gjitha kontratave për blerjen e mallrave dhe shërbime për mirëmbajtjen e sistemeve TI (shpenzime kapitale dhe korente), kryhet nga AKSHL./Monitor

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 01/02/2023 09:34

    Sa me shpejt nje pune si pastrues te ministri or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?