Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi

Udhëzimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID/ PD: Skemë mashtrimi! Detyron pacientin të blejë vetëm tek 5 kompani ilaçet

7 Dhjetor 2020, 14:49| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 15:08

  • Share

TIRANË- Udhëzimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID, Partia Demokratike e quan një mashtrim dhe skemë korruptive. Nëpërmjet numrit 2 të kësaj partie, Gazment Bardhi, PD-ja shprehet se me këtë vendim qeveria po tallet me shqiptarët, të cilët po i vjedh ato dhe po pasuron oligarkët.

Kjo sepse sipas demokratëve, së pari nuk rimbursohen ilaçet në rast se nuk rezulton pozitiv me COVID nga Instituti i Shëndetit Publik dhe ky fakt për Bardhin është e papranushëm pasi shumë qytetarë e fillojnë mjekimin pa pritur ISHP-në.

Dhe së dytt, sipas demokratëve, udhëzimi emërton jo vetëm ilaçet dhe vitaminat e rimbursueshme, por përcakton edhe se prodhimi i cilës kompani farmaceutike do të rimbursohet.

Rimbursimi i ilaçeve ka nisur prej disa javwsh dhe në udhëzuesin e fondit drejtuar mjekëve të familjes dhe farmacitë për barnat e rimbursueshme bëhet e ditur se kosto e rimbursimit të paketës së trajtimit të lehtë nuk do të jetë më shumë se e 1650 lekë ndërsa për skemën e moderuar të trajtimit do të jetë 10.900 lekë. Kohëzgjatja maksimale do të jetë jo më shumë se një muaj. Qeveria në buxhetin e 2021-shit ka vendosur 1.2 miliardë lekë për rimbursimin e ilaçeve COVID.

Deklarata e plotë e PD-së
Qeveria i braktisi shqiptarët për 9 muaj, duke mos rimbursuar asnjë qindarkë për kurimin e shtrenjtë të COVID-it, por tani po bën akoma më keq, po i tall dhe po i vjedh njëkohësisht.

Vendimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID nuk i shërben qytetarëve, por propagandës së Qeverisë dhe klientëve të saj. Shumë qytetarë do të vazhdojnë të marrin borxh për të paguar faturat e shtrenjta, që kushtojnë nga 500-1500 euro, sepse vendimi për rimbursimin nuk njeh recetat, që janë lëshuar përpara konfirmimit pozitiv nga ISHP. Faktet provojnë se vendimi është bërë për një grusht kompanish farmaceutike, jo për qytetarët.

Kushti që ilaçet rimbursohen vetëm kur (pasi) pacienti konfirmohet pozitiv nga ISHP, e bën praktikisht të pazbatueshëm vendimin për rimbursimin. Është fakt që mjekët e familjes, bazuar në simptomat e pacientit apo rezultatet e testit të kryera në privat, e fillojnë mjekimin e pacientëve pa pritur konfirmimin e testit nga ISHP. Kjo ndodh, sepse të gjithë e dinë, se po prite ISHP-në, je në rrezik për jetën, pasi ISHP-së i duhen 5-10 ditë për testin dhe përgjigjen. Vendimi i qeverisë nuk njeh si të rimbursueshme ilaçet e recetave përpara konfirmimit pozitiv nga ISHP-ja. Është rasti për t’u dhënë zë qindra qytetarëve që ankohen se testet e ISHP-së dalin negative, ndërkohë që testet në privat apo skaneri konfirmon praninë e COVID 19.

Skema e rimbursimit është e paprecedentë. Udhëzimi emërton jo vetëm ilaçet dhe vitaminat e rimbursueshme, por përcakton edhe se prodhimi i cilës kompani farmaceutike do të rimbursohet. Udhëzimi detyron pacientin të blejë vetëm tek 5 kompani ilaçet e rimbursueshme, duke shkelur rëndë ligjin dhe duke provuar se halli i vetëm i kësaj qeverie është vjedhja edhe në kohë pandemie, janë klientët e saj, jo shëndeti i njerëzve. Nëse një i sëmurë me COVID 19 merr, psh. një vitaminë C apo D që nuk është prodhuar nga këto 5 kompani, qeveria nuk u rimburson asnjë ilaç, asnjë qindarkë.

Kujdesi për klientët edhe në këtë kohë të vështirë pandemie, të mbushur me humbje jete dhe vështirësi ekonomike është kriminale dhe papërgjegjshmëri. Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Qytetarët shqiptarë meritojnë rimbursimin e plotë të ilaçeve anti-COVID. Për këtë nevojitet një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten dhe klientët e saj.

Barnat që janë pjesë e listës së rimbursimit
Azithromycine 250 mg
Acid Acetylsalcylic 100 mg
Rivaroxaban 15 mg
Apixaban 5 mg
Dexamethasone 0.5 mg
Ibuprofen 400 mg

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O Halim: 07/12/2020 21:33

    Tu befte dita nje mije me perlat qe leshove 1.... ne PD me ze as burre as grua per Gaz by...2.....Nishani me pampersa me vehte.3.... Ruli me fytyre simpatike per me len koken demokratet..... haha

    Përgjigju
  • dibran: 07/12/2020 20:10

    ...."nje ze as burri ,as gruaje..." ! Perla e doktorr Kosoves! Po ku kane vajtur BURRAT e PD me ze burri????? Ku kane vajtur GRATE me ze GRUAJE-BURRNESHE???? Nuk ka me asnje! Edhe ata qe mendojne se kane qene,nuk kane patur asnje vlere! SALISERBKRIMINELTRADHETARHAJDUTI i zhvleresoi deri ne ate mase sa qe u treten ngadale-ngadale dhe u zhduken....... U SHKRINE si akulli i vone i pranveres...... Nuk jane me, sepse nuk kane qene ..ASNJEHERE!!!!

    Përgjigju
  • O tej: 07/12/2020 16:33

    Ti je ai qe tha Doktor Kosova : Me ze as burre as grua? Po cfar je mo byth q.... trego se nuk eshte turp.Te gjithe e dine qe te eshte bere prapanica shoshe . Edhe Tore B. do ta kishte ziline.

    Përgjigju
  • Vangjush Xhina Petro Grenxa ( Bleta ): 07/12/2020 15:47

    O Gazmend ziu po hik mor njeri me zë gruaje se je bo shum bajat o Gazmenti karagjos. Po mjaft .o vetëm shani vetëm gënjeni po na thoni pra në qoftëse ju vini në pushtet çfar bēni më mir se partia socialiste. Kshu bëheni të besushëm jo vetëm ngelët duke lef o Gazi bufon.

    Përgjigju
  • Arbër: 07/12/2020 15:19

    Uhhh fara ju dalt po të pa moral që ishit, kjo nuk është parti demokratike politike por ësht organizat e strukturuar tradhtare anti kombëtare ...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?