Foto ilustruese

Udhëzimi/ U hiqet e drejta Bashkive! Ja si do bëhet vjelja e taksave nga qytetarët debitorë! Kush s’i paguan brenda afatit, bllokim pasurie deri ndjekje penale

9 Gusht 2022, 21:17| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 21:39

  • Share

TIRANË- Për Bashkitë, të cilat nuk e kanë kryer funksionin e tyre për vjeljen e taksave, “në ndihmë” do u vijë qeverisja vendore! Me anë të një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare janë të përcaktuara qartë se si do të bëhet vjelja e këtyre detyrimeve. Kjo detyrë i është ngarkuar Drejtorisë së taksave  dhe  tarifave vendore.

Fillimisht, qytetarët do të njoftohen për detyrimet e papaguara që kanë me anë të postës, dorazi ose me anë të komunikimit elektronik. Në rast se brenda 10 ditëve që nga koha e njoftimit nuk kryehet pagesa, atëherë drejtoria e taksave dhe tarifave vendore do nis nga puna për mbledhjen e detyrimeve të papaguara. Udhëzimi përcakton që nëse pagesa nuk kryhet brenda 10 ditëve pas marrjes së njoftimit, tatimpaguesit do t’i konfiskohet 50 për qind e xhiros ditore.

Gjithashtu, qytetari që është debitor nuk do mund që të ketë mundësi që të transferojë paratë në llogari të tjera apo kur shihet se ka tentativa për t’u larguar nga vendi me qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve, atëherë mund të shkojë deri në ndjekje penale, bllokimin të llogarive e deri në sekuestrimin apo në konfiskim të pasurisë.

“Me kalimin e afatit 15-ditor, nga dita e marrjes së njoftimit të sekuestrimit nga ana e taksapaguesit, sendet e paluajtshme ose të luajtshme të sekuestruara nga administrata tatimore, prej taksapaguesit, konfiskohen dhe i nënshtrohen procesit të shitjes së tyre, me qëllim arkëtimin e detyrimit tatimor”, theksohet në udhëzim.

Në rast se qytetari nuk ka mundësi për të paguar detyrimet, atëherë mund t’i ofrohet mundësia për ta paguar me këste, por për një periudhë  jo më  të  gjatë  se fundi i vitit të ardhshëm kalendarik pas  momentit të nënshkrimit të marrëveshjes. Megjithatë, në këtë rast ai duhet të vërtetojë pamundësinë financiare.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 10/08/2022 22:31

    Jeni shumë të vonuar,por më mirë vonë se kurrë.Taksa është e detyrueshme për t'u paguar,se në sistemin që zgjodhëm,shteti me këto taksa mbahet,që dhe kur ndodhin siç ishte tërmeti i 2019 të ndërton dhe shtëpi falas,që nuk ka ndodhur në ndonjë vënd tjetër.

    Përgjigju
  • ela: 10/08/2022 18:52

    po keta te cmendur,njrezit skane te hane keta shtrengo thanas,bej amnisti fiskale per gjobat,kamat vonesat pastaj mblidh detyrimet o shpirtzi

    Përgjigju
  • Ehaaa: 10/08/2022 16:08

    Do vjelin taksa keto: Pyjet i ruajten rrugen e arbrit e hapen (per te shkaterru makinat) , njerezit po arratisen.Po çjane more keto muhabete turp! turp! turp!

    Përgjigju
  • Paradokse: 10/08/2022 12:46

    Mesa shikoj pritet kryengritje në bashki që jane te humbura dhe ska asnje investim si Kukes Peshkepi Perrenjas Gramsh pra Taksat i duan por nuk ka as një linje treni! RAMA po numeron ditet mbajeni mënd edhe bashkia Tirane humbet vitin tjeter do ti mbetet vetëm Vlora dhe Korca ! Hajde shumë mirë lind pyetja si shojegohet 30% fushes perendimore nga Kavaja -durres-lezhe nuk eshte e mbjelle ? Pse ? Sepse bashkia eshte plot patronazhist! Patronazhizmi duhet denuar me burg për perdorim të dhenave personale që bie ndesh me BE ku kemi aplikuar dhe marr status! Nese ska burg për patronazhistet Deri ne 5000€ gjoba për perdorim të dhenash personale Pra keto gjoba jua vendos brukseli! Me hapjen e negociatave priten shume ndryshime nuk ka me patronazhist as majtas as djathtas që venojne demokracine , ndoshta do kete edhe ndonje nga “kryetaret “ e seksioneve të patronazhisteve që dalin non grada për minim të demokracise! Shqiperia ligjet do ti beje Sikur BE dhe ne BE patronazhismi dhe perdorimi jetes private të individit denohet me burg Deri 5000€ gjobe !

    Përgjigju
  • Ska problem: 10/08/2022 09:14

    me kete norme inflacioni me keto cmime ta rendosh qytetarin me taksa per sherbime qe bashkia nuk i kryen dhe me TVSH per cdo fature ,sot pushteti ekzekutiv dhe ai loka ngjason me ate qenin e uritur qe e han ushqimin me gjith plasmas (amballazh), Sot ne bashkite e qyteteve shqiptare ne pjesen me derrmuese paguajne nen dore punojsit tatimor ( inspektoret ) te gjithe lokalet kane dale jashte kontrollit jane bere si krahina autonome dhe rrembythja gjate kerkon ti rendoje akoma qytetaret (pjesen me te madhe ) me taksa

    Përgjigju
    • Dakord por: 10/08/2022 12:47

      Di ndonje vend të civilizuar që nga Thumane- Fush Kruje - Tirone (rruge INTERNACIONALE) eshte akoma pa tren modern dhe pa rruge 4-6 korsi???? Mesa duket njerëzit në shqiperi kane harruar që pa infrastrukture kurrë sdo kete zhvillim!

    • Dakord: 10/08/2022 09:56

      Di ndonje vend te civilizuar ne bote ti qe nuk paguan taksa????? Ske turp.

  • Andi: 09/08/2022 22:54

    Të kapur e keni. Në vend që të bëjnë amnisti dhe të filloni nga fillimi me këto kushte, do ngrini në këmbë qytete të tëra dhe do tërhiqeni pastaj

    Përgjigju
    • Lulzim Misionari: 10/08/2022 12:53

      Lulzimi shkrimtari I modh me librin misioni im , i cili donte të jepte 100% të bashkive pa garë duhet të denohet për tradhti kombetare dhe për minim të demokracise (non grada ) dhe hetim ! Vetëm në shqiperi ka fituar 100% të bashkive një parti në tavoline , pra eshte sikur JUVENTUS TË FITOJ kampionatin me Rezultatin 3:0 të gjitha ndeshjet në Seria A në tavoline ! A ka kuptim kjo? Ndaj ka ardh koha që të bëhen investime në rrethe sepse sa kalon Laprakën nis e vjen era se ska asnje investim ? Po në Peshkopi , po Në DIMAL , po në Korce po Erseka po Kruma, jane komplet bote të ndryshme me Tiranën , po Durresi një vend komplet pa organizim? Me pak fjale amerika nuk eshte shtet që nuk lejon me shume sesa 2 mandate një president , sepse kur merr presidenti 3 mandate i duket vetja “papē” dhe zot dhe perandor ndaj i japin dy mandate sepse Amerika ka sistem që e njeh pushtetin , imagjino pastaj të nisesh të flasesh për zvicren! Mesa duket shqiperia te ndahet me KANTONE si në zvicer ku cdo zone të kete ligjin e tyre dhe të mos varet fare nga qendra (Tirona ) !

    • Kapedani: 10/08/2022 09:44

      Amisti vetem per cunat e Londres , deri ne dy miljon euro.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?