Nga 1 Janari 2021, bizneset do i nënshtrohen një mënyrë të re të raportimit pranë Tatimeve si pjesë e procesit të Fiskalizimit që nisi me hyrjen e vitit 2021 me transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike. Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit se në e-Albania është publikuar Portali SelfCare, në versionin Test dhe Live.
Me fillimin e zbatimit të procesit të Fiskalizimit, aplikimi nëpërmjet këtij portali do të jetë i nevojshëm për të kryer procedurat e raportimit për Fiskalizimin nga të gjithë tatimpaguesit.
Tatimet shkruajnë që fillimisht tatimpaguesit të përdorni këtë modul në versionin Test, me qëllim familjarizimin me funksionalitet e implementuara si dhe kryerjen e veprimeve testuese pa asnjë efekt në raportimin tatimor. Ndërkohë që, në versionin Live do të mund të kryeni të gjitha veprimet e nevojshme për raportimet e fiskalizimit për të dhënat e njësisë së biznesit, operatorit, faturat e fiskalizuara, çeljen e arkës, etj.
Portali SelfCare aksesohet nëpërmjet E-Albania, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inkurajon të gjithë tatimpaguesit të njihen me portalin SelfCare, të përdorin versionin Test të tij dhe më pas të regjistrohen për të qenë përdorues, duke paraprirë në këtë mënyrë plotësimin e të dhënave të dosmosdoshme për procesin e Fiskalizimit.
Secili nga versionet e publikuara përmban edhe manualet përkatëse të përdorimit për çdo funksionalitet të implementuar.