Crvena Zvezda

UEFA bën prapakthehu? Gazpromi rus futet sërish në Champions League

21 Shtator 2023, 18:04| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 18:05

  • Share

Crvena Zvezda nga Beogradi luajti ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Angli kundër Manchester City-t dhe kështu ishte edhe më shumë në sytë e grupeve aktiviste, të cilët nuk anashkaluan faktin se sponsori kryesor i kampionëve serbë është një kompani ruse.

Pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës, UEFA ndërpreu të gjitha kontratat e sponsorizimit me Gazprom , i cili aktualisht është sponsori kryesor i Yllit të Kuq në futbollin evropian.

Crvena Zvezda luajti me bluza me logon e Gazprom sezonin e kaluar në Ligën e Evropës dhe UEFA iu përgjigj akuzave të asaj kohe duke thënë se këto janë çështje që janë në përgjegjësinë e klubeve individuale. Në Ligën e Kampionëve, presioni është edhe më i ashpër nga grupi aktivist Fossil Free Football , i cili i bën thirrje UEFA-s të marrë masa.

"Pas pushtimit rus të Ukrainës, UEFA nën presion ndërpreu kontratën me kompaninë shtetërore ruse Gazprom. Këtë vit, Gazprom po kthehet në Ligën e Kampionëve përmes sponsorizimit të fanellave të Yllit të Kuq. Gazprom nuk është vetëm një nga ndotësit më të mëdhenj të mjedisit në botë, por të ardhurat e kësaj kompanie financojnë drejtpërdrejt pushtimin e Ukrainës nga Rusia”, thuhet në reagim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?