UEFA ka hedhur sot në Nion të Zvicrës shortin për turin e tretë kualifikues të Conference League, teksa dy skuadrat shqiptare Egnatia dhe Partizani janë njohur me rivalët e mundshëm në rast kalimi të turit të dytë.
Kampionia e Shqipërisë, Egnatia nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Vikingur Reykjavik (Islandë), do të përballet me fituesin e duelit Virtus A.C. 1964 (San Marino) – FC Flora Tallinn (Estoni).
Partizani ka përballë skuadrën Iberia 1999 (Gjeorgji) në fazën e dytë dhe në rast kualifikimi do të ketë përballë në turin e tretë fituesin e sfidës Istanbul Başakşehir (Turqi) – La Fiorita 1967 (San Marino).
Veç tyre, edhe pesë skuadrat e tjera shqiptare kanë mësuar rivalët.
Ballkani, skuadra kampione në fuqi e Kosovës, në rast se do të kalojë Hamrun Spartans në turin e dytë, në të tretin do të përballet me Larne F.C të Irlandës së Veriut.
Drita, që sfidon islandezët e Breidablik, në raundin e tretë, gjithmonë nëse kualifikohet, gjen fituesin e Auda-Cliftonville.
Kurse Struga, skuadra shqiptare kampione e Maqedonisë së Veriut, nëse eliminon Puynik, do të matë forcat me fituesen e çiftit Differdange-Ordabasy.
Sa i përket Llapit, nëse kalon danezët e Brondby, ekipi nga Podujeva do të përballet në raundin e tretë me fituesin e çiftit Legia Varshavë-Caernarfon Tawn.
Deçic Tuz, skuadra kampione shqiptare e Malit të Zi, nëse kalon Dinamo Batumin, do të përballet në turin e tretë me fituesin e finlandezët e Helsinkit.
Ndeshjet e para në turin e tretë të UEFA Conference League do të luhen më 8 gusht, ndërsa ato të kthimit më 15 gusht.