Sport

UEFA heq pengesat, stadiumet mund të mbushen plot me tifozë! Priten ndryshim edhe për kampionatin europian

31 Mars 2021, 15:24| Përditesimi: 31 Mars 2021, 17:04

  • Share

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur nga sot të heqë kufizimin për mbushjen e stadiumeve deri në 30% të kapaciteteve. Në një mbledhje ku mori pjesë edhe presidentit i FSHF-së Armando Duka, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv, u vendos që në varësi të autoriteteve lokale të lejohet mbushja e stadiumeve deri në kapacitetin maksimal.

Ky vendim vlen edhe për futbollin e sallës, ndërsa aktualisht deri në finalet e kompeticioneve Europiane është e ndalur të ftohen tifozët e ekipit mik.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte zgjatja e afatit për rregullin e pesë zëvëndësimeve në një ndeshje, pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të  zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës ‘Katar’ 2022. 

Përsa i përket tifozëve UEFA tani ua ka kaluar përgjegjësinë qeverive përkatëse, ndërsa ndër kampionatet e mëdha që pritet të aplikojë i pari lejimin e tifozëve është Premier League. Nga data 17 maj në stadium mund të lejohen nga 10 mijë tifoz deri në 25% të kapacitetit të stadiumit. Me kalimin e ditëve shifrat pritet të bëhen edhe më të larta.

Ndërkohë një tjetër vendim që pritet të merret së shpejti nga Komiteti Ezekutiv i UEFA-s është limiti i lojtarëve që ekipet kombëtare marrin në Europian. Aktualisht kjo shifër është 23, por duke konsideruar infektimet e mundeshme me COVID gjatë aktivitetit kjo shifër pritet të rritet.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?