Papa Françesku dhe kreu i UEFA-s, Ceferin

Sport

UEFA homazhe për Papa Françeskun, një minutë heshtje para ndeshjeve të Champions League

25 Prill, 13:32| Përditesimi: 25 Prill, 13:34

  • Share

UEFA ka vendosur të nderojë kujtimin e Papa Françeskut me një minutë heshtje para ndeshjeve të Champions League. Ati i Shenjtë ndërroi jetë më 21 prill dhe ceremonia e varrimit do bëhet të shtunën e 26 prillit, ndërsa UEFA ka marrë këtë vendim.

NDESHJET - UEFA do të mbajë një minutë heshtje në kujtim të Papa Françeskut përpara gjysmëfinaleve të kësaj jave të Ligës së të Rinjve të UEFA-s dhe Ligës së Kampionëve për femra, si dhe gjysmëfinaleve të garave të klubeve për meshkuj nga 29 prilli deri më 1 maj.

FJALËT E CEFERIN - Pas vdekjes së Papës të hënën e kaluar, presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin bëri homazhe për jetën dhe trashëgiminë e tij. “Papa Françesku ka qenë një fener shprese për të gjithë njerëzimin në këto kohë lufte dhe vështirësish”, tha Ceferin.

"Një njerëzim që tani do të mbetet jetim nga ai zë i palodhur dhe i fuqishëm që është ngritur gjithmonë në mbrojtje të të varfërve, të përulurve dhe të pambrojturve për të kërkuar respekt, pranim dhe barazi dhe për të kërkuar një paqe që është dukur gjithmonë e largët, por që zemra e botës e ka shpresuar gjithmonë", shprehej kreu i UEFA-s.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?