Juxhin Xhaja (majtas)

Sport

UEFA i beson arbitrave të Superligës, vendosin drejtësi në Europa League

11 Dhjetor 2024, 09:14| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 09:16

  • Share

Ndeshja mes Hoffenheim dhe Steauas së Bukureshtit në xhiron e gjashtë të Europa League, do të drejtohet nga një trupë arbitrash nga Shqipëria.

Juxhin Xhaja do të jetë arbitri kryesor i kësaj sfide, ndërsa Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo janë asistentët e tij. Albert Doda do të jetë gjyqtari i katërt i takimit. Ndeshja Hoffenheim- Steaua Bukuresht (FCSB) do të luhet të enjten më 12 dhjetor në orën 18:45 në “Rhein-Neckar-Arena”.

Kjo nuk është hera e parë që Xhaja merr një rol në këto nivele, teksa emocionet evropiane këtë sezon i ka përjetuar edhe Enea Jorgji.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?