UEFA i ka besuar arbitrit Eldorian Hamiti dhe një trupe nga Shqipëria drejtësinë në përballjen mes Hamrun dhe Ferencvaros. Sot në 19:30 në Maltë, për turin e tretë të Conference Leage luhet sfida e parë. Në stadiumin kombëtar në Ta'Qali, lezhjani do jetë "bilbili" kryesor.
Ndihmësa të tij do jenë Rejdi Avdo dhe Rejdi Zaimi. Arbitër i katërt do jetë Andi Koçi. Kjo është ndeshja e dytë që Hamiti gjykon në Conference League, teksa edhe Juxhin Xhaja me një tjetër trupë shqiptare ishte në detyrë një javë më parë.
Ky është viti i parë që arbitrat shqiptarë po përfshihen në Conference League, teksa pritet që "togat e zeza" të jenë edhe në grupet e këtij kompeticioni, i treti për nga rëndësia në Evropë.