Trofeu i Champions League në 'San Siro'

UEFA i heq ‘San Siros’ finalen e Champions League për vitin 2027

25 Shtator, 11:04| Përditesimi: 25 Shtator, 11:09

  • Share

MILANO - Stadiumi “San Siro” nuk do të presë finalen e Champions League 2027 pas një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të martën.

Vendimi u mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të mbajtur këtë të martë në Pragë. Njëkohësisht bëhet e ditur, se UEFA ka hapur sërish procesin e kandidimit dhe vendimin përfundimtar do të merret në periudhën maj/qershor 2025. Anulimi i finales në Itali vjen për shkakun se Komuna e Milanos nuk pranoi rinovimin e stadiumit me kushtet e duhura për një ndeshje të tillë.

VENDIMET E MARRA NË MBLEDHJEN E KOMITETIT EKZEKUTIV:

– U aprovua strategjia e re e UEFA-s për futbollin e vajzave 2024-2030.

– U përcaktua fondit i solidaritetit për klubet që nuk marrin pjesë në garat e UEFA-s për periudhën 2024/27

– Finalja e UEFA Champions League 2027 nuk do të zhvillohet në stadiumin San Siro për shkak se komuna e Milanos nuk ka garantuar rinovimin e stadiumit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka hapur sërish procesin e kandidimit dhe vendimin përfundimtar do të merret në periudhën maj/qershor 2025.

– Vendi pritës për Kampionatin Europian të UEFA U-19 Futsal 2025 u caktua Kishinjev, Moldavi.

– Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Lozanë, Zvicër më datë 16 dhjetor 2024.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?