Përhapja me shpejtësi të madhe e koronavirusit në botë ka paralizuar sportin, i cili padyshim në këtë rast vuan nga pjesmarrje e madhe e njerëzve. Si një nga fushat më të prekura edhe dëmi ekonomik përllogaritet shumë i madh. Vetëm në Europë janë ndalur pothuajse të gjithë kampionatet, ndërsa një ditë më parë UEFA lajmëroi për ndërprerjen e Champions League dhe Europa League.
2020 ka në program edhe dy prej ngjarjeve më të mëdha sportive, siç është Europiani i parashikuar të zhvillohet në 12 vende si dhe Lojrat Olimpike të Tokios. Mediat ndërkombëtare këto ditë kanë shkruar për shumë hipoteza, kryesisht për Europianin dhe specifikisht për futbollin në Europë. Mundësia më e madhe është që ky sezonittë ndërpritet, pra të gjithë kampionatet të përfundojnë këtu, një vendim që është opsioni më i mundshëm të martën kur UEFA të mbledhë 55 federatat europiane. Gjithashtu pritet që Eurpiani të mos zhvillohet këtë verë, port ë organizohet në 2021.
Sa i përket pikëpytjeve më të mëdha janë Lojrat Olimpike të Tokios, për të cilat ka një përplasje mes Japonisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetit. Këta të fundit i kanë rekomanduar dhe kërkuar që të shtyhen, por nga Japonia ka një këmbëngulje se do të mbahen në datën e caktuar. Kjo edhe për shkak të shpenzimeve marramendëse që janë kryer për të pritur këto lojra.
Shpresa më e madhe e organizatorëve është që vera të vrasë këtë këtë virus që po merr mijëra jetë në botë, por gjithsesi deri më tani asgjë nuk është e konfirmuar.