UEFA merr vendimin, përjashton arbitrat e ‘Premier League’ nga ‘Champions League’

6 Mars 2019, 12:56| Përditesimi: 6 Mars 2019, 12:59

  • Share

Arbitrat e “Premier League” nuk do të arbitrojnë më në asnjë ndeshje të “Champions League”. Nuk është një përjashtim për shkak të gabimeve, por arsye është se nga fillimi I fazës së 1/8 po përdoret sistemi “VAR”.

Teknologjia ende nuk është implementuar në “Premier League” dhe kjo ka shtyrë UEFA-n të marrë këtë vendim. Dy arbitrat e “Premier League” të cilët më herët kanë bërë drejtësi në fazën e grupeve të “Championsit” dhe nuk do të jenë në fazën me eliminim janë Majkëll Oliver dhe Entoni Tejlor.

Një zëdhënës i “UEFA-s” e konfirmoi lajmin duke shuar çdo dyshim dhe duke thënë se arsyeja e vetme është sistemi “VAR”.

 

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?