Dalin në shitje biletat për ndeshjet e nëntorit

UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjet e nëntorit që luhen në ‘Air Albania’, Shqipëri -Çeki dhe Shqipëri - Ukrainë

25 Shtator, 18:43| Përditesimi: 25 Shtator, 18:46

  • Share

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League në muajin nëntor, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45).

Të dyja ndeshjet do të luhen në stadiumin kuqezi ‘Air Albania’. Me anë të një njoftimi Federata e Futbollit ka lajmëruar se duke filluar nga sot tifozët e Kombëtares dhe të gjithë sportdashësit do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për të dy takimet në ebileta.al.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?