Real Madrid me trofeun e Superkupës

UEFA ndryshon formatin e Superkupës së Europës

29 Qershor 2023, 16:32| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 16:33

  • Share

Risi në Superkupën e Europës në futboll. Manchester City dhe Sevilla do luajnë në 16 gusht në Athinë, me UEFA-n që ka vendosur të heqë kohën shtesë nëse skuadrat dalin barazim gjatë 90 minutave.

Goditjet e penalltisë do të vazhdojnë më pas, për të vendosur ekipin fitues. Ashtu si me Champions League dhe Europa League, ekipi i arbitrave do të ketë në dispozicion ndihmën e teknologjisë, si me Goal Line Technology ashtu edhe me VAR.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Sevillas do të jetë edicioni i fundit i Superkupës së Europës me formatin e vjetër. Fituesi i Champions League nuk do të përfshihet më në një ndeshje të vetme me fituesin e Europa League, por do të kalojë në një format të ri që përfshin një Final Four.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?